ZYRTARE/ Barcelona 4 “dhurata” tifozëve, klubi katalanas rinovon me 4 futbollistët kryesorë

| 23:54
SHPËRNDAJE
 

Barcelona ka blinduar për të ardhmen 4 lojtarë të formacionit bazë. Portieri Mark-Andre Ter Shtegen, mbrojtësi Klement Lengle dhe Zherard Pike dhe mesfushori Frenki De Jong do të garantojnë bazamentin e ekipit blaugrana për të ardhmen.
BARCAAAA

Dilema stresuese e fatit të gjermanit Ter Shtegen merr fund sot duke rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2025. Portieri i dytë i kombëtares gjermane nuk pajtohej prej kohësh me ofertët e klubit, por duket tashmë ai nuk do të ndahet dhe për 6 vite nga “Kamp Nou”.

Nga ana tjetër, pavarësisht se ofroi mundësinë për t’u larguar nga Barcelona pas turpërimit 8-2 nga Bajern Mynihu në Ligën e Kampioneve sezonin e fundit, Zherard Pike mbetet në Katalonjë deri në vitin 2024. Duke parë kontributin e tij dhe lidershipin në fushë, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur t’i besojnë akoma më shumë qendrëmbrojtësit katalanas.

Ndërsa dy lojtarët e tjerë, Lengle dhe De Jong kanë rinovuar deri në vitin 2026. Ajo që bie në sy është se Barcelona ka vendosur klauzola të çmendura për prishjen e kontratave të reja (500 milionë euro për Pikenë dhe Ter Shtegenin, 400 milionë per De Jongun dhe 300 milionë euro për Lenglenë).

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.