Zyra e Punës, PD: S’ka asnjë vend të ri pune, të gjitha ishin të shpallura nga zyra ekzistuese

Jan 15, 2014 | 11:20
SHPËRNDAJE

TIRANE- Shume zhurme per asgje e ka quajtur PD, hapjen e zyres se Punes dje ne Tirane. Ne nje deklarate per mediat, deputeti Myqerem Tafaj ka thene se sherbimi i inauguruar dje prej 9 muajsh ofrohet në të gjithë Shqipërinë.

“Qeveria e Partisë Demokratike e ka nisur këtë projekt që në mandatin e saj të parë, dhe me pilotim arriti ta realizonte në Tiranë e në Korçë, falë edhe bujarisë së qeverisë Suedeze. Prej 9 muajsh, shërbimi ofrohej në 36 qytetet e vendit. Vendet e reja të punës ishin të vlefshme dhe mund të kontrolloheshin nga qytetarët e vendit, në çdo qytet të Shqipërisë. Mund të gjendeshin on-line, por ndihma për të papunët jepej edhe nga punonjësit e këtij shërbimi në këto zyra”- tha ai.

Sipas tij, eshtë qesharake se si për një dekor, për një tapet dhe për një fasadë të re, qeveria e Ramës të trumbetojë sikur dje ka ndodhur mrekullia. Edhe zyra e inauguruar dje, në fakt ofron ato vende pune që ishin ndërkohë të shpallura nga zyra e punësimit në Tiranë.

“Pra nuk kemi asnjë vend të ri pune, por kemi thjesht një fasadë të re në qytet. Premtimi i Edi Ramës për hapjen e 300 mijë vendeve të punës nuk mund të fshihet me akte televizive dhe me shfaqje me ngjyra. Ky premtim nuk realizohet duke mohuar punën e qeverisë paraardhëse dhe shërbimet ekzistuese. Vendet e reja të punës hapen vetëm me vizionin e duhur, me platformën e duhur, dhe hapen kur qeveria punon shumë, dhe jo kur krekoset para kamerave pa bërë asgjë”- perfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura