Zyra e presidentit Macron jep detaje të takimit me kryeministrin e Kosovës, flet edhe për video-samitin e Parisit

Jul 8, 2020 | 11:54
SHPËRNDAJE

Presidenca franceze ka dhene sot detaje për takimin e së martës të presidentit Emmanuel Macron me kryeministrin Avdullah Hoti.macron

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në takimin mes Macronit e Hotit u diskutua për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe zgjidhjen e problemit mes dy shteteve.

Presidenti i Republikës priti të martën 7 korrik në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, Z. Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit  dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Zyra e Macronit ka përmendur në njoftim edhe mbajtjen e video-samitit, të premten më 10 korrik, të cilin e organizon ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Me iniciativën e Presidentit të Republikës dhe kancelares gjermane, do të mbahet një samit në 10 korrik me video-konferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe të lejojë Bashkimin Evropian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre”.

“Ky samit do të pasohet nga ai tashmë i zhvilluar në Berlin më 29 prill 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan  dhe forcojnë lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura