“Zyra 172 metra dhe 120 mijë euro”, KPK publikon vendimin për gjyqtarin Fatos Lulo: Ja pse u shkarkua

Apr 25, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Pas pezullimit të gjyqtarit Fatos Lulo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publik dhe arsyetimin se pse është prekur nga Vettingu gjyqtari i Kushtetueses.

Në vendimin prej 23 faqesh KPK ka gjetur disa shkelje në deklarimet e gjyqtarit dhe prandaj ka ardhur ky vendim nga ana e tyre.

Në faqen 16 të këtij vendimi thuhet se KPK, duke pasur parasysh deklarimet e subjektit, në të gjitha institucionet që ka bërë deklarime, duke analizuar dhe shkresat zyrtare ka arsyetuar se janë bërë disa deklarime të rreme.

Vendimi KPK Fatos Lulo

Më tej KPK vijon në arsyetimin e saj dhe shton se: Në lidhje me dokumentacioni justifikues ligjor të burimit të deklaruar të të ardhurave që ka shërbyer për blerjen e aseti zyrë, me sip. 172 metra katror, me vlerë 120 mijë euro, nga zonja D.L dhe më pas i dhurohet subjektit Fatos Lulo, por dhe dhurime te e tjera në vlerë monetare. Rezultojnë se janë deklarime të rreme.

Por më tej KPK ka gjetur dhe shkelje të tjera në lidhje me kontratat e zyrës së tij me sipërfaqe 172 metra katror.

“Në lidhje me kontratat e shitblerjes të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe avokati i tij si burim financiar dhe shpjegimet se motra e subjektit të rivlerësimit znj D.L. ka kryer dhe shitblerje me pronat e përftuara prej saj, ku dy të tilla i ka dërguar me e-mail. Komisioni arsyeton se, përveç faktit se këto kontrata nuk janë deklaruar si burim krijimi i këtyre pasurive nga subjekti, ato nuk citojnë nëse këto të ardhura të përftuara nga shitja e pasurisë janë deklaruar dhe nëse për këto është paguar tatimi përkatës sipas legjislacionit të kohës.” shkruhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar të KPK.

Duke analizuar të gjithë dokumentet dhe duke gjetur këto shkelje KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit ë Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

KPK Fatos Lulo, vendimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura