“Zyra 172 metra dhe 120 mijë euro”, gjyqtari Fatos Lulo apelon vendimin e shkarkimit nga KPK. Ja kush e gjykon

May 24, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK) e shkarkoi pak dite me pare gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo, e menjehere pas ketij vendimi avokati i tij Ardian Visha lajmëroi se do ta apelojë vendimin.

Sipas ligjit, zoti Lulo tha avokati me kete vendim pezullohet nga detyra deri ne nje vendimarrje te Kolegjit te Apelit. Me kete levizje te fundit Gjykata Kushtetuese ka mbetur ne kolaps, pasi ngelet me 5 gjyqtare.

fatoslulo

Sot ne faqen zyrtare te KPK, thuhet se në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.4/JR, datë 23.05.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit z.Fatos Lulo për:

– prishje të vendimit Nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë ndaj subjektit zotit Lulo
– konfirmimin në detyrë të subjektit z.Lulo

Sot, në datën 24.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Luan Daci

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo

“Zyra 172 metra dhe 120 mijë euro”, KPK publikon vendimin për gjyqtarin Fatos Lulo: Ja pse u shkarkua

 

Pas pezullimit të gjyqtarit Fatos Lulo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publik dhe arsyetimin se pse është prekur nga Vettingu gjyqtari i Kushtetueses.

Në vendimin prej 23 faqesh KPK ka gjetur disa shkelje në deklarimet e gjyqtarit dhe prandaj ka ardhur ky vendim nga ana e tyre.

Në faqen 16 të këtij vendimi thuhet se KPK, duke pasur parasysh deklarimet e subjektit, në të gjitha institucionet që ka bërë deklarime, duke analizuar dhe shkresat zyrtare ka arsyetuar se janë bërë disa deklarime të rreme.

Vendimi KPK Fatos Lulo

Më tej KPK vijon në arsyetimin e saj dhe shton se: Në lidhje me dokumentacioni justifikues ligjor të burimit të deklaruar të të ardhurave që ka shërbyer për blerjen e aseti zyrë, me sip. 172 metra katror, me vlerë 120 mijë euro, nga zonja D.L dhe më pas i dhurohet subjektit Fatos Lulo, por dhe dhurime te e tjera në vlerë monetare. Rezultojnë se janë deklarime të rreme.

Por më tej KPK ka gjetur dhe shkelje të tjera në lidhje me kontratat e zyrës së tij me sipërfaqe 172 metra katror.

“Në lidhje me kontratat e shitblerjes të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe avokati i tij si burim financiar dhe shpjegimet se motra e subjektit të rivlerësimit znj D.L. ka kryer dhe shitblerje me pronat e përftuara prej saj, ku dy të tilla i ka dërguar me e-mail. Komisioni arsyeton se, përveç faktit se këto kontrata nuk janë deklaruar si burim krijimi i këtyre pasurive nga subjekti, ato nuk citojnë nëse këto të ardhura të përftuara nga shitja e pasurisë janë deklaruar dhe nëse për këto është paguar tatimi përkatës sipas legjislacionit të kohës.” shkruhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar të KPK.

Duke analizuar të gjithë dokumentet dhe duke gjetur këto shkelje KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit ë Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

KPK Fatos Lulo, vendimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura