Zv/kryeministrja reagon pasi u largua me urgjencë drejt Tiranës: Isha e detyruar…

Apr 6, 2018 | 16:13
SHPËRNDAJE

Zëvendës kryeministrja Senida Mesi ishte sot në qytetin e Shkodrës, pjesëmarrëse në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga Ambasada Britanike me fokus: “Mundësitë e Parandalimit të Krimit dhe Aktivitetit Kriminal tek të Rinjtë”.

E ndërsa kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në fjalën e saj në këtë aktivitet tha se qeveria është e lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës deri në rang ministrash, përgjigjet për akuzat ajo i mori nga zv/kryeministrja Mesi, e cila pas kësaj është larguar me urgjencë drejt Tiranës.

Por në një reagim në rrjetet sociale, zëvendës kryeministrja sqaron largimi e saj duke thënë: “për shkak të impenjimeve isha e detyruar dhe kërkova mirëkuptim për largimin tim para kohe nga tryeza”.

30261879_2010762069245944_5557308578190205872_n

REAGIMI I PLOTE I SENIDA MESIT:

Sot në Shkodër, me pjesëmarrjen dhe të disa deputetëve të Qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Dibër, kryetarët e Bashkive Qarku Shkodër, përfaqësues të arsimit, policisë e shoqërisë civile, në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga Ambasada Britanike me fokus: “Mundësitë e Parandalimit të Krimit dhe Aktivitetit Kriminal tek të Rinjtë”.

Në këtë kuadër, nënvizova faktin se Qeveria Shqiptare ngelet tërësisht e angazhuar në adresimin dhe parandalimin e krimit tek të rinjtë, sikurse po e dëshmon në iniciativa e programe të ndryshme të ndërmarra si: policimi në komunitet, edukimi ligjor i nxënësve, skema të ndryshme parandaluese si shndërrimi i shkollave në qendra komunitare, rehabilitimi i të rinjve që kanë patur probleme me ligjin, bashkëpunimi ngushtësisht me qeverisjen vendore etj.

Tryeza të tilla si kjo e sotmja, për më tepër të organizuara nga një vend mik e partner si Mbretëria e Bashkuar, jo vetëm meritojnë angazhimin e sinqertë nga ana e çdo aktori qendror, lokal apo kushdoqoftë, por duhen respektuar e vlerësuar në çdo lloj aspekti!

30127412_2010762295912588_9133454120291770716_n

E para: nuk është aspak me vend të dëgjojmë retorikë politike në tryeza të tilla që kërkojnë statistika serioze dhe bashkëpunim për parandalimin e krimit, dhe jo disa të dhëna që janë mbledhur nga disa specialistë IT që nuk kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë!

E dyta: për shkak të impenjimeve isha e detyruar dhe kërkova mirëkuptim për largimin tim para kohe nga tryeza.

E thashë në tryezë, e kam thënë sa herë që më është dhënë rasti, dhe e ri-them prapë këtu: Zyra ime është gjithmonë e hapur për çdo përfaqësues të qeverisjes vendore, kolegë deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile apo këdo që interesohet për bashkëpunim e dialog në adresimin dhe realizimin e sfidave të përbashkëta e që kanë në thelb shërbimin dhe të mirat ndaj komunitetit që i shërbejmë!

Deputetët, më shumë se askush kanë mundësi të përdorin edhe interpelancat në Kuvendin e Shqipërisë sa herë dhe për çdo çështje që duan, me mua dhe çdo anëtarë të Këshillit të Ministrave.
Kjo mundësi ju është dhënë dhe çdo qytetari përmes platformës #PërShqipërinëqëduam.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura