Zvicra ndalon burkën dhe nikabin/ Debate pas referendumit, qeveria del kundër vendimit: Propagandë kundër myslimanëve

Mar 8, 2021 | 12:28
SHPËRNDAJE

Një shumicë e ngushtë në Zvicër votoi për ndalimin e mbulesës së fytyrës, e njohur si “iniciativa burka”. Një shoqatë konservatore djathtiste arriti ta realizojë qëllimin.

zv

Në Zvicër është miratuar vendimi në referendum për ndalimin e mbulesave të fytyrës. Pas numërimit të votave në referendum rezultoi se 51,21 përqind e votuesve i thanë “Po ndalimit të mbulesave”. Në referendum kanë votuar vetëm rreth gjysma e personave me të drejtë vote në Zvicër. Në vendvotime dolën 51,4 përqind e personave me të drejtë vote, por edhe kjo mjafton për të qenë i vlefshëm referendumi. Ndalimi i mbulesës së fytyrës në opinion tani duhet të përfshihet edhe në kushtetutë.

Nisma e një shoqate djathtiste konservatore përmes nënshkrimeve të mjaftueshme kërkoi ndalimin e mbulesave në hapësirën publike. Bëhet fjalë për ndalimin e mbulesave fetare si burka dhe nikabi, por edhe për ndalimin e maskimeve si për shembull të huliganëve në ndeshjet e futbollit dhe të pjesëmarësve në demonstrata. Por në debatet paraprake është folur më së shumti dhe gati ekskluzivisht vetëm për fenomenin myslimane.

Propozimi i ligjit erdhi nga qarqet konservatore djathtiste afër Partisë Popullore Zvicerane (SVP), nga shoqata “Egerkinger Komitee”. Shoqata nuk fshihte faktin se përpjekja kishte për qëllim heqjen e mbulesave tek myslimanët. Shoqata përmendi të drejtat e lirisë, parimet e barazisë dhe vlerat kristiane si arsye. Islami radikal duhet të kufizohet, tha Anian Liebrand nga SVP. Ai është drejtori menaxhues i “Komitetit Egerkinger”.

Mundësia e mbulesës në opinion ekziston vetëm në raste të posaçme, për shembull, për arsye të sigurisë, shëndetit ose zakoneve të tilla si Karnavali. Këto rregulla vlejnë edhe për turistët.

Vom Kopftuch bis zum Ganzkörperschleier (04.03.2021)

Kundërshtarët shohin propagandë kundër myslimanëve

Qeveria zvicerane, parlamenti dhe të gjitha partitë e mëdha në vend, përveç SVP, ishin kundër projektligjit të propozuar. Ata argumentonin se mbulimi i fytyrës me nikab ose burka ishte një fenomen margjinal në Zvicër dhe se kodi i veshjes nuk është pjesë e kushtetutës. Përveç kësaj, kantonet janë ato të cilat duhet të rregulljnë këtë çështje. Përveç kësaj, me ligj konsiderohet si vepër penale detyrimi i gruas që të mbulojë fytyrën e saj.

Numri shumë i ulët i femrave që mbajnë burka

Përqindja e myslimanëve në Zvicër ishte 5,3 % në vitin 2018. Në mbarë vendin, sipas sondazheve nga Qendra e Lucernit për Kërkime Fetare, më rreth 30 gra mbajnë mbulesa të plota islamike. Shumica prej tyre janë femrat e konvertuara ato që me vetëdije zgjedhin ta bëjnë këtë. Burka mbulon plotësisht gratë dhe lë vetëm një dritare grilë tek sytë për të parë. Ndërsa rrobat me një të çarë tek sytë ku mund të shikohet quhen nikab.

Një Zvicër është debatuar me vite të tëra për ndalimin e mbulesave në nivel vendi. Një ndalim i tillë tashmë zbatohet në dy kantone: St. Gallen dhe Tesin, ku janë ndaluar mbulesat në vitin 2018 dhe 2016.

Edhe në vende të tjera evropiane si Franca, Danimarka, Holanda ose Austria, ndalohet mbulimi i plotë ose i pjesshëm i fytyrës. Në vitin 2009 është votuar edhe e ashtuquajtura “Iniciativa e Minareve”, e inicuar nga partia SVP, për ndalimin e minareve dhe kjo është futur edhe në kushtetutën e vendit. Ky referendum pati shkaktuar debate të mëdha asokohe. Ndërsa tani pas vendimit të ditës së dielë do të futet në kushtetutë edhe ndalimi i mbulimit të fytyrës. /DW/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura