Zvicra dëbon shqiptarin, fshehu martesën e dyfishtë dhe 7 fëmijët

Feb 7, 2016 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një shqiptar nga Kosova do të dëbohet nga Zvicra, pasi ka qenë i martuar dy herë në mënyrë të paligjshme dhe ka mbajtur të fshehtë martesën e parë me e tij.

Arbitration-Swiss1 (2)Shqiptari, për të cilin thuhet se mbërriti në Zvicër në vitin 1999 si azilkërkues, pritet që të dëbohet në ditët në vijim.

Sipas mediave zvicerane, shqiptari, një vit pas mbërritjes në Zvicër si azilkërkues, u martua me një të moshuar zvicerane për të përfituar azil, me të cilën u nda.

Në prill të 2012-tës, protagonisti i sapo shkurorëzuar, martohet me një grua nga Kosova, tani 36-vjeçare.

Ish-azilkërkuesi kërkon t’i sjellë në Zvicër gruan dhe tre fëmijët me të, të lindur në vitet 2004, 2005 dhe 2009. Me këtë ai nxit dyshimin e autoriteteve sepse ai ishte bërë baba në Kosovë gjatë kohës kur kishte qenë i martuar, tani, me 67-vjeçaren zvicerane.

Enti për Migracion i kantonit Obvalden vendosi t’ia “djegë” vizën e qëndrimit në Zvicër dhe ta dëbojë kosovarin nga Zvicra.

Sipas ligjit për të huajt, fshehja e fakteve qenësore në procedurën e rregullimit të dokumentacionit është një arsye për ta tërhequr të drejtën e qëndrimit në Zvicër.

Shqiptari e ankimoi vendimin e kantonit në Gjyqin Federal. Ky i fundit e konfirmon vendimin e autoriteteve të Obvaldenit.

Ai gjykon që kosovari ndoshta nuk do ta kishte fituar lejen e qëndrimit aty, sikur t’i kishte informuar hapur autoritetet për marrëdhënien e tij të ndërlikuar familjare. Por s’mbaron me kaq.

Në vitet 2001 dhe 2012, protagonisti i ngjarjes ka banuar me një grua tjetër në të njëjtën banesë. Me këtë grua ai ka tre fëmijë të tjerë, të lindur në vitet 2002, 2005 dhe 2012.

Tani del që kur ish-azilkërkuesi iu ishte drejtuar autoriteteve për lejen e vendosjes në Zvicër, ai nuk ka jetuar më me gruan e tij të moshuar zvicerane, ndonëse në Zvicër qëndronte falë asaj.

Në mënyrë të përmbledhur: Kosovari për njëmbëdhjetë vjet ka qenë i martuar me një grua dukshëm më të moshuar se ai. Në të njëjtin hark kohor ai ka bërë me dy gra të tjera nga tre fëmijë.

Kjo përsëri nuk është e tëra: Për më tepër, ai kishte edhe një fëmijë të shtatë në Gjermani. Dhe, këtë jetë paralele ai ua ka fshehur autoriteteve të kantonit të Obvaldenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura