Zvicër-Shqipëri, 50 vjet marrëdhënie bashkëpunimi në ngritje/ Ministri Ignazio Cassis: Shqipëria është dhe do të vazhdojë të jetë një vend prioritar për ne

Dec 22, 2020 | 11:11
SHPËRNDAJE

Viti 2020 shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë.

IGNAZIO CASSIS-ambasadori-zvicer

Ky përvjetor paraqet një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar për këto 50 vite dhe për të hedhur më shumë dritë mbi historikun e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve ndërqeveritare. Kësaj ngjarjeje i shërbeu dhe vizita e ministrit të Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, i cili zhvilloi takime me zyrtarët e lartë në vend.

“Gjysmë shekulli më parë, dy qeveritë tona vendosën që vendet tona kishin nevojë të vendosnin marrëdhënie në mes të Luftës së Ftohtë dhe mosbesimit të asaj kohe. Në 50 vjet, ne kemi shkuar nga thjesht të pasurit e marrëdhënieve diplomatike, në të pasurit e marrëdhënieve të shkëlqyera, në diplomaci, bashkëpunim humanitar dhe për zhvillim në ekonomi, kulturë, sport dhe në kontakte njerëzore, me njerëz që janë në rritje, përfshirë turizmin. Zvicra mbetet e përkushtuar dhe e vendosur të qëndrojë në krah të Shqipërisë dhe të mbështesë përpjekjet drejt ndërtimit të institucioneve efektive demokratike dhe drejt integrimit europian.

Le ta vazhdojmë dhe ta forcojmë gjithashtu edhe bashkëpunimin shumëpalësh, qoftë në fushën e sigurisë, apo dhe të pandemisë”, u shpreh ministri i Jashtëm zviceran.

Ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître, duke u bazuar në historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve u shpreh se, “50 vjet më parë, dy vendet tona firmosën marrëdhënie formale diplomatike dypalëshe. Kjo ndodhi pavarësisht ‘Perdes së Hekurt’ dhe Luftës së Ftohtë të asaj kohe, pavarësisht sistemeve të ndryshme politike. Kjo ishte një arritje e madhe.

hans keller

HANS KELLER, AMBASADOR I PARË I ZVICRËS PËR SHQIPËRINË:

“Ekonomikisht, Shqipëria (1971) është ende një partner modest. Por, sidoqoftë, ky treg, i vogël siç është, nuk duhet neglizhuar. Nevoja për kushte më të mira jetese është në rritje vit pas viti. Si kudo tjetër, Shqipëria nuk do të ndalet”.

mimoza

 

MIMOZA HALIMI

“Që nga vitet ’70, kur zyrtarisht u vendosën marrëdhëniet, zhvillimet midis dy vendeve kanë njohur vetëm tendencë pozitive, si në aspektin politik, ekonomik, social e kulturor”.

Gazsjellesi-TAP-rinis-procesin-e-prokurimit2

TRANS ADRIATIC PIPELINE (TAP)

Një ide e lindur në Zvicër, që rrit zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe siguron energji në Europë. Sektori privat i Zvicrës, diplomacia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, luajti një rol thelbësor në sjelljen në jetë të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që do të furnizojë me gaz nga Azerbajxhani në Europë, përmes Greqisë, Shqipërisë, detit Adriatik dhe Italisë.

Christian Vögel, historia e zviceranit që jeton në Shqipëri: Dy vendet tona nuk kanë nxitur luftëra, përkundrazi janë…

Christian Vögel

Christian Vögel është themelues dhe sipërmarrës. Ai erdhi në vitin 1991 në Shqipëri dhe që nga atëherë ka mbështetur Shqipërinë me projekte konkrete dhe të qëndrueshme zhvillimi, në fushën mjekësore, sociale dhe arsimore. Për kontributin e tij ndër vite, ai u shpall qytetar i nderit në Komunën Kryevidh dhe Komunën Pezë dhe u nderua me titullin “Mik i spitalit rajonal të Durrësit”.

Ai është themeluesi i Fondacionit SFI (Swiss Foundation for Innovation) dhe Fondacionit ERA (Emergency Response Albania).

Sot, “Swiss Foundation for Innovation” me qendër në Zvicër dhe Shqipëri sjell ekspertizë në fushën e edukimit në vazhdim për garantimin e cilësisë dhe mbështet nisma inovative dhe projekte në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe veçanërisht shërbimin social të “Rreze Diellit” dhe veprimtarinë jetëshpëtuese të ERA.

Fondacioni ERA, e njohur gjerësisht me emrin “Emergency Response Albania” ose thjesht ERA, ofron shërbimin e emergjencës mjekësore për çdo qytetar pa dallim.

Vizioni i tij përfshin krijimin e modeleve, të cilat i përshtatën kontekstit dhe për shkak se funksionojnë do të inkurajojnë të tjerë në vizionin apo aktivitetin e tyre.

Çështja, për të cilën shqetësohet prej vitesh më shumë, është çështja e shërbimeve të emergjencës. Emergjenca mjekësore, shpëtimi i njerëzve në aksidente apo në fatkeqësi të tjera. Ai ka qenë dëshmitar i disa rasteve, të cilat u bënë shkak për ëndrrën dhe vizionin e tij: të mos vdesë më asnjë i aksidentuar nëse mjekësisht ka shansin të mbijetojë. Që prej vitit 2003 investon në mënyrë të suksesshme në trajnimin e personelit mjekësor të sistemit parësor dhe që nga viti 2007 në atë të urgjencës paraspitalore. Ai është themeluesi i qendrës, që sot është një nga qendrat më të specializuara në këtë vend: EMS Academy. Një projekt i përbashkët i SFI dhe ERA.

Kur pyetet për suksesin e tij, Kristiani përmend gjithnjë bashkëshorten e tij, Alma, dhe fëmijët e tyre. Alma është psikologe me titullin doktor i shkencave. Sa herë përmendet puna e tij, Kristiani thotë që bashkëshortja ka meritat kryesore për suksesin e tij. Edhe djali (25) dhe vajza (21) janë pjesë e pandarë të vizionit të tij.

Unë besoj se Zvicra dhe Shqipëria ka shumëçka të përbashkët. Janë vende të vogla, vende që nuk kishin luksin të sundonin, asnjëherë nuk kanë nxitur luftëra, përkundrazi, janë përqendruar te vetëmbrojtja dhe unë shoh shumë gjëra të përbashkëta. Madje, unë shkoj deri atje sa them që Shqipëria është Zvicra e Ballkanit”.

© Panorama.al

Te lidhura