Zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, dy gjëra po u them grekëve…

Nov 3, 2018 | 9:19
SHPËRNDAJE

Dimitrios Papadimoulis, zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së Ciprasit, kryeministrit Aleksis Cipras, ndonese i ka cilesuar te papershtatshme deklaratet e kryeministrit Rama per vrasjen e minoritarit Kacifas, ka kerkuar qe ai te mos trajtohet si hero. papadimoulis-omada-alithias

“Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan dhe më i fuqishëm dhe më i pasur, duhet të udhëheqë në mënyrë që rrethana të tilla te trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që tani ka rëndësi është te ulen tonet, për të ndaluar lojen politike nga të dy anët e kufirit dhe për të siguruar pjesëmarrjen aktive greke për të sqaruar rrethanat në të cilat u vra Konstantinos Katsifas ” thote ai per mediat greke.

“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë jane kundër dhunës kudo që ajo vjen ajo, dhe  kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të bejme hero nje njeri, per ne është prioriteti i parë, dhe unë i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: së pari të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta te shmanget ky ping pong aciditeti dhe deklarata qe përkeqësojne marrëdhëniet dhe jetën e minoritetit grek në Shqipëri, “tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura