Zv.ministri jep dorëheqjen pas skandalit, ja çfarë ndodhi

Nov 17, 2018 | 8:32
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator, dha sot dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat u ndjenë të ofenduara nga deklaratat e tij, në një kontekst të tensioneve sociale.

1

”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur nga ana e saj se dorëheqja u pranua nga kryeministri, konservatori Bojko Borisov.

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara u mobilizuan fillimisht për të kërkuar në parlamentin bullgar ndihmë më të mirë sociale.

Ato protestonin çdo mbrëmje në Sofje prej disa javësh për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, pasi ky i fundit e kishte cilësuar absurde kauzën e tyre se po përdornin fëmijët dhe mashtronin shoqërinë për përfitime materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura