Zv.ministri iranian i Shëndetësisë del me koronavirus, Turqia fut në karantinë pasagjerët e avionit nga Teherani

Feb 25, 2020 | 13:44
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv ndaj testit per koronavirusin. Lajmin e ka bere me dije mes nje shenimi ne Twitter, këshilltari për media i ministrisë dhe një raporti leshuar nga agjensia e lajmeve ILNA.

Iranian women wearing protective masks to prevent contracting a coronavirus walk at Grand Bazaar in Tehran, Iran February 20, 2020. WANA (West Asia News Agency)/Nazanin Tabatabaee via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. - RC2D4F97HCHZ

Zv.ministri Iraj Harirchi kishte dhënë një konferencë shtypi të hënën duke mohuar pretendimet e një anëtari të parlamentit se 50 njerëz kishin vdekur nga virusi në vend.

Virusi tani ka infektuar më shumë se 80,000 globalisht, duke vrarë të paktën 2.700 persona.

Kujtojme se sot zyrtarët iranianë të shëndetësisë thanë se numri i rasteve të konfirmuara në vend është rritur në 95, me 15 vdekje të konfirmuara.

“Do të jetë më e sigurt për njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi. Kishte 34 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e kaluara, përfshirë 16 persona në qytetin Qom” tha zyrtarisht ministria e Shendetesise.

Ne Turqi

Nderkohe Ministri turk i shëndetësisë ka thënë se pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni të Turkish Airlines që u devijua në Ankara ndërsa udhëtonte nga Irani për në Stamboll do të karantinohet për 14 ditë.

Ministri turk i shëndetësisë tha se të gjithë 132 personat në bord, të gjithë qytetarët turq, do të testohen për koronavirus.

Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë fluturimet në Iran

Emiratet e Bashkuara Arabe, partneri më i madh tregtar i Iranit  ka pezulluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve në republikën islamike, si masa paraprake kunder koronavirusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura