Zv.kryeministrja i kërkon sqarime Dritan Lelit: Kujt ia ke dhënë sheshin ta përdorë për fushatë?

Jun 8, 2017 | 15:04
SHPËRNDAJE

Bashkia e Vlorës i ka dhene në përdorim një partie politike sheshin publik para pallatit te sportit “Flamurtari” për 2 muaj për qëllime elektorale.

Kjo u zbulua nje dite me pare në përgjigjen që qytetari i parë i Vlorës i ka dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim ku i bën me dije pa të keq se sheshi para pallatit të sportit “Flamurtari” nuk është i lirë për takime elektorale, pasi i është dhënë në përdorim një tjetër subjekti politik për 2 muaj.

dritan-leli-kandidat-i-ashe-per-vloren-foto-harilla-koci_1496927205-9654938

“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Dritan Leli.

Sot, zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës është vënë sot në dijeni të shqetësimeve të bëra publike nga një grup të këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana e kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit para pallatit të sportit “Flamurtari” Vlorë me argumentin se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën 01.05.2017 – 30.06.2017.

Duke pasur parasysh faktin se referuar Kodit Zgjedhor se periudha zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve si dhe me qëllim shmangien e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të aktivitetit institucional të administratës publike, bazuar në pikën 31 të VKM nr. 473, datë 01.06.2017, zv/Kryeministrja Mandija i kërkoi sot Kryetarit të Bashkisë Vlorë vënien në dispozicion të informacionit në lidhje me rastin në fjalë.

Zv/ Kryeminitrja Mandija me anë të kësaj shkrese kërkon të vihet në dijeni se për cilin subjekt politik është dhënë në përdorim sheshi; llojin e aktivitetit për të cilin është dhënë leja; praktikën e ndjekur si dhe bazën ligjore në të cilën është mbështetur në dhënien e lejes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura