Zotohet Zelensky: Lufta nuk do të përfundojë derisa gadishulli i Krimesë të çlirohet

Aug 10, 2022 | 9:26
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta me Rusinë nuk do të përfundojë derisa gadishulli i Krimesë në Detin e Zi, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014, të çlirohet.

volodymyrzelensky

“Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo,” tha presidenti ukrainas gjatë një fjalimi mesnatën e të martës.

“Rajoni i Detit të Zi nuk mund të jetë i sigurt për sa kohë që Krimea është e pushtuar”, tha ai.

“Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në shumë vende në brigjet e Detit Mesdhe për sa kohë që Rusia është në gjendje të përdorë gadishullin tonë si bazën e saj ushtarake. Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë dhe me çlirimin e saj”, shtoi Zelensky.

Më herët të martën, një seri shpërthimesh goditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka që ndodhet në perëndim të Krimesë, duke vrarë një person.

Ndërsa Rusia ka minimizuar shpërthimet, një këshilltar i lartë ukrainas mohoi që Kievi të ishte përgjegjës.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.

Në fjalimin e tij, Zelensky megjithatë nuk i përmendi shpërthimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura