Zotimi i Presidentit të ri të Austrisë: Do dëgjoj zemërimet e qytetarëve

May 24, 2016 | 8:56
SHPËRNDAJE

Presidenti i ri i Austrisë, Alexander Van der Bellen, është zotuar se do të dëgjojë “frikërat dhe zemërimet” e qytetarëve.

bellen

Van der Bellen, i pavarur, ka mundur kandidatin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, me vetëm 31,000 vota nga 4.64 milionë, sa janë hedhur në zgjedhjet e së dielës.

Van der Bellen ka pranuar se ka “përçarje” në shoqëri, por ka thënë se do të punojë për të fituar besimin edhe të votusve të Hoferit, raporton rel.

Hofer ka kundërshtuar migracionin dhe multikulturalizmin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se Evropa “merr fryme më lirshëm” nga humbja e tij.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se është mirë që austriakët kanë refuzuar “populizmin dhe ekstremizmin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura