“Zoti i vraftë, zoti i bekoftë”/ Përjetimet drithëruese të aktorit Naun Shundi: Mora ca thërrmija nga teatri, i mbolla në bahçe me shpresën se…

May 21, 2020 | 16:23
SHPËRNDAJE

Artistët që ishin kundra shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, e kanë të vështirë tashmë të kalojnë në zonën ku kanë mbetur vetëm inerte, e asnjë gjurmë e asaj godine me shumë vlerë shpirtërore për ata që ‘jetuan’ e punuan me vite në të.

Teatri-i-Prishur2

Drithëruese janë fjalët e aktorit Naun Shundi, teksa përcjell për “Panorama” përjetimet që i dha të shihte se prej teatrit tashmë kishin mbetur disa thërrmija.

“Duke m’u dridhur gjunjët dhe me një rrahje pulsi sa dyfishi i të zakonshmes, munda t’i afrohem godinës ose ish-godinës së Teatrit Kombëtar.

Munda të marr një copëz të vogël të tempullit “Teatër” dhe me shumë kujdes e çova në shtëpi. Meqë kam fat të kem një shtëpi me bahçe, hapa një gropë të vogël dhe e mbolla aty. E ujita shpresëplotë që do të mbinte përsëri.”, shkruan ndër të tjera aktori.

E PLOTE NGA NAUN SHUNDI

Naun_shundi

Duke m’u dridhur gjunjët dhe me një rrahje
pulsi sa dyfishi i të zakonshmes, munda t’i afrohem godinës ose ish-godinës së Teatrit Kombëtar.
Gjithçka ishte rrafshuar. Nuk kishte asnjë shenjë të Teatrit të mbetur. Me gjithë ruspat që e prishën, me gjithë kamionët që bënë transportin
e inerteve, diçka ama ngeli. Disa thërrmija në atë oborr.

Munda të marr një copëz të vogël të tempullit “Teatër” dhe me shumë kujdes e çova në shtëpi. Meqë kam fat të kem një shtëpi me bahçe, hapa një gropë të vogël dhe e mbolla aty. E ujita shpresëplotë që do të mbinte përsëri. Edhe ata dhjetëra kamionë që kanë transportuar copëzat e shenjta, mbase nuk e dinë që kudo t’i kenë hedhur, aty do të mbijë një teatër i ri. Zoti do të sjellë shi dhe ku ka copëza tempullore, aty do të mbijnë me qindra teatro. Kam një vajzë në Francë.

Do t’i dërgoj një thërrime tempullore, që ajo ta mbjellë në një park të Francës. Franca do ta pranojë këtë farë kulture, qytetërimi dhe shenjtërie.

Ata që vunë dorë mbi Teatrin, zoti i vraftë! Ata që e mbrojtën Teatrin, zoti i bekoftë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura