“Zoti i vraftë ata që të vranë ty”, të afërmit e Agimit mesazhe prekëse në rrjetet sociale

Apr 26, 2018 | 20:50
SHPËRNDAJE

Ka qenë tronditëse ngjarja e ndodhur të mërkurën mbrëma në Kamzë, ku pronari i një dyqani të vogël ushqimesh, humbi jetën në përleshje me grabitësit që shkuan të vidhnin.
Agim Buci, baba i 4 fëmijëve, gjeti vdekjen në dyqanin e vogël që ndodhej pranë shtëpisë së tij, teksa tentoi t’i dilte në mbrojtje bashkëshortes  e cila mbeti e plagosur në këmbë.

buci-fb.jpg-OK-768x515

Të afërmit e Agimit kanë shprehur dhimbjen dhe zemërimin për ndarjen nga jeta kaq papritur dhe në mënyrë të parakohshme të tij në rrjetet sociale.

“U prefsh në paqe, shpirti jot Agim Buci gjithmonë do jesh në zemrat tona. Sa e padrejtë që është jeta, Zoti i vraftë ata që të vranë ty daja dhe nipi im”, shkruan një e afërme e tij.

”Një fatkeqësi shumë e madhe, e pabesueshme! Agimi qoftë i Xhenetit, ju pastë lënë jetë e shëndet fëmijëve dhe familjes. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballur këtë humbje të madhe! Me mendje dhe zemër jemi me ju! Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit”, shkruan një tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura