“Zoti do na bashkojë”- Kim Kardashian në romancë me aktorin, Kanye West i bindur që do e shkruajë vetë “historinë”: Kam bërë gabime, por …

Nov 25, 2021 | 12:38
SHPËRNDAJE

Kanye West ka ende shpresë që do të rikthehet me Kim Kardashian. Reperi foli publikisht për procesin e divorcit me nënën e 4 fëmijëve të tij.

kim-kardashian kanye west

“Gjatë kësaj marrëdhënie ne kemi bërë gabime, unë kam bërë gabime. Kam bërë publikisht gjëra që nuk janë të pranueshme si bashkëshort, por jam këtu për ta ndryshuar këtë histori”, u shpreh Kanye West.

Ai iu drejtua dy mediave që transmetojnë Keping Up With the Kardashians, duke thënë se nuk do i lejonte “që të shkruanin historinë e familjes së tij”.

kim kardashian, pete davidson (3)

Fituesi i Grammy vuri në dukje përkushtimin e tij ndaj katër fëmijëve: North, 8-vjeçe, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 2-vjeç.

“Unë duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur. Por bëj gjithçka për të qenë pranë tyre”, tha ai.

kim kardashian  (6)

Muzikanti përfundoi fjalën e tij duke thënë: “Nëse armiku mund ta ndajë Kimye-n, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull. Por kur Zoti të na bashkojë, do të ketë miliona familje që do të ndikohen dhe do kuptojnë se mund të kapërcejnë ndarjen, traumën e djallit që përdoret për të kapitalizuar dhe për t’i mbajtur njerëzit në mjerim, ndërsa njerëzit shkelin njerëzit e pastrehë për të shkuar në dyqanin Gucci.”

/Panoramaplus.al

kim kardashian  (4) kim-kardashian-1 kim-kardashian-10 kim kardashian  (7) kim kardashian (1) kim kardashian (10) kim kardashian  (5) kim kardashian  (6) kim kardashian kanye west (8) kim kardashian  (2) kim kardashian  (3) kim kardashian kanye west (7) kim kardashian (2) kim kardashian (7) kim kardashian (9) kim kardashian, kanye west (1) kim kardashian, maluma (4) kim kardashian (2) kim kardashian, pete davidson (10) kim kardashian, pete davidson (5) kim kardashian, pete davidson (8) kim kardashian (1)

© Panorama.al

Te lidhura