Zotërim 78% të topit në pjesën e parë, Reali rigjen titi-takën pas 9 vitesh

Aug 21, 2018 | 14:56
SHPËRNDAJE

Los Blancos” mundën me rezultatin 2-0 skuadrën e Getafes në ndeshjen e parë të sezonit 2018-2019 për La Ligën. Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Hulen Lopetegui, ishte dominuese gjatë gjithë takimit duke zbavitur shumë 48 mijë të pranishmit në “Santiago Bernabeu”. Golat e Karvahal dhe Bejl vulosën suksesin e Realit që duket se do të jetë një skuadër pretendente për të fituar kampionatin dhe pas largimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi.

reali

Sipas “El Espanol”, trajneri i ri i madrilenëve kishte krijuar një lojë të bazuar në qarkullimin e topit dhe rikuperimin e menjëhershëm të topit nga lojtarët e tij. Kjo u vu re shpejt, pasi Reali kishte një zotërim të topit në pjesën e parë prej 78 për qind, që do të thotë se ishte skuadra e tretë që nga viti 2009 që kishte një përqindje kaq të lartë të zotërimit të topit. Por, kjo përqindje do të kishte qenë edhe më e lartë nëse madrilenët nuk do ta kishin thelluar në dy gola avantazh rezultatin e ndeshjes. Në fund të takimit, ata i lejuan vetes disa gabime dhe humbje të topit, pasi në këmbët e lojtarëve u ndje lodhja.

Në fund spektatorët panë një Real ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, shumë pasime dhe zotërim të topit duke rikthyer kujtimet e tiki-takës së famshme të perfeksionuar nga skuadra e Barcelonës në kohën kur e drejtonte Pep Guardiola. Tifozët e Realit duhet të jenë të kënaqur që ‘ tani më në fund mund të shohin një skuadër që prodhon një futboll të bukur dhe nëse rezultatet do të jenë si ajo ndaj Getafes, atëherë sezoni i ri do të jetë vërtet emocionues në “Bernabeu” dhe pa yllin portugez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura