“Zotëri gërshëra”, kush është i zgjedhuri i Presidentit për Qeverinë e re të Italisë

May 28, 2018 | 13:51
SHPËRNDAJE

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, kërkoi nga ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar të formojë qeverinë, në kohën kur ky vend po përballet me krizë politike.

cottarelli

Carlo Cottarelli është bërë i njohur si “Zotëri Gërshëra” për shkurtimet e shpenzimeve publike në Itali, raporton BBC.

Emërimi i tij u bë pasi përpjekjet e dy partive populiste në Itali për të formuar qeverinë e koalicionit, dështuan. Nje zgjedhje kjo qe vleresohet si nje masë e përkohshme deri në zgjedhje të reja.

Kujtojme se dy fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve – Pesë Yjet dhe Liga – kanë bërë përpjekje t’i bashkojnë forcat, por i kanë braktisur ato pasi presidenti i ka vënë veto zgjedhjes së tyre për ministrin e Financave.

Nderkohe mediat italiane, raportojne se Carlo Cottarelli pranuar emërimin nga Sergio Mattarella kreu i shtetit, per te formuar qeverinë.

“E pranova detyrën e formimit të një qeverie, siç më kërkoi Presidenti i Republikës. Unë jam shumë i nderuar si një italian dhe sigurisht që unë do t’i jap të gjitha. Unë do të prezantohem me një program që në rast besimi përfshin miratimin e ligjit të buxhetit dhe më pas parashikon shpërbërjen e Parlamentit dhe zgjedhje në 2019” .

“Në mungesë të besimit – shtoi ai – qeveria menjëherë do të japë dorëheqjen dhe detyra e saj është organizimi per zgjedhjet pas muajit gusht”.

Pastaj shton: «Pjesëmarrja e Italisë në Eurozonë është thelbësore». Kryeministri i emëruar gjithashtu siguroi “afate shumë të ngushta” për paraqitjen e “listës së ministrave” te Presidenti i Republikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura