“Zot na jep kurajo!”- Mjekja tregon vendimin e vështirë dhe ka një mesazh për bluzat e bardha: Zgjodha t’i shërbej të gjithë qytetarëve

Mar 10, 2020 | 16:59
SHPËRNDAJE

Mejkja kamzesMjekja e Qendrës Shëndetësorë të Kamzës, Elisabeta Musta ka ndarë më publikun një mesazh inkurajues për bluzat e bardha për të qëndruar në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

Elisabeta Musta shkruan se pas vendimit të qeverisë që njëri nga prindërit të kujdeset për fëmijët, ka qenë në dileme për të zgjedhur mes profesionit dhe djalit të saj Xhimi.

Por ajo shkruan se ka zgjedhur t’u shërbej të gjithë fëmijëve dhe qytetarëve, të cilët presion çdo ditë me ankth përgjigjen nëse janë apo jo të prekur nga koronavirusi.

“Sot një VKM urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.

Edhe unë kam Xhimin, i cili pret me ankth kur kthehem nga turni pa turn i Ambulancës së Kamzës, në këtë emergjencë të madhe kombëtare. Por sot dilema është shumë e madhe .. e vështirë…të zgjedh me zemër, pra të jem nënë, të kujdesem për birin tim, sikurse çdo nënë po pret të bëjë në këto ditë të rënda ?

Apo të zgjedh të punoj, e të kujdesem për dhjetra fëmijë dhe nëna të tyre, për dhjetra të rinj e të reja, që presin me ankth çdo orë jashtë dyerve ,për të marrë qoftë dhe një fjalë si garanci se janë mirë, me shpresën e ” të qenit të paprekur nga virusi”.

Dhe janë ato momente që ti zgjedh brenda çastit…. sa një jetë…

Dhe vendos, pa asnjë grimcë dileme, ti kushtohesh fëmijëve të vendit tënd, atyre që kanë nevojë për ty, sepse mes tyre është Xhimi im, është djali yt… është vajza jote.. sepse fëmijët janë drita e bardhë shpirtit tonë.

Në fund të fundit ky është profesoni i mjekut, infermierit, bluzave të bardha, ku në themel është betimi i lashtë I Hipokratit me dritën që ndriçon dhe shtyn përpara humanizmin me shpresë dhe besim . Zot na jep kurajo e forcë gjithë kolegëve gra e burra t’ia dalim mbanë për Shqipërinë tonë”, shkruan mjekia Elisabeta Musta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura