Zoran Zaev s’pranon humbjen: Kemi përpara balotazhin! Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare

Oct 18, 2021 | 7:48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur.

zaevSipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

Ai tha se është i bindur se në raundin e dytë çdo gjë do të ndryshojë në favor të tyre, sepse,  sipas tij, ata udhëheqin në të gjitha këto komuna që shkojnë në balotazh. Po ashtu ai u shpreh i bindur se edhe në qytet e tjera të mëdha si Kumanova, ku LSDM ka fituar gjithmonë.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare nëse humbet zgjedhjet lokale, ai u përgjigj se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh.

“Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-DPMNE-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje”, th Zaev, raporton Alsat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura