Zonja e Hekurt bie nga karrigia teksa shihte “Tristanin dhe Isoldën”

Jul 26, 2015 | 14:28
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pësuar një incident të pakëndshëm ditën e djeshme, teksa ndiqte festivalin prestigjioz të Vagnerit në Bejruth të Gjermanisë.

Merkel para nisjes së festivalit
Merkel para nisjes së festivalit

Sipas gazetës “Bild”, Merkel ishte duke ndjekur shfaqjen “Tristani dhe Isolda” kur ndodhi incidenti. Ajo doli nga opera gjatë pushimit dhe shkoi në një restorant të afërt për të ngrënë diçka.

Në një moment, ajo nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar nga karrigia, duke humbur ndjenjat. Mediat gjermane thonë se kjo zgjati vetëm pak minuta.

Gjithashtu, thuhet se Merkel është sëmurë, por nuk ka asgjë serioze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura