“Zonja e djallit”/ Çfarë ndodhi me Asma al-Assad, e çmendur për luks ndërsa sirianët vdesin

Apr 17, 2018 | 14:46
SHPËRNDAJE

Ajo ka njohur epitete nga më të ndryshmet, si “Trëndafili i shkretëtirës”, por që sot gjithnjë e më shumë po etiketohet si “zonja e djallit”.

8

Bëhet fjalë për Asma Assad, zonjën e parë siriane që nga viti 2000. Ajo ka lindur në Londër në vitin 1975, në një familje të fesë suni nga Holms. Babai ishte një kardiolog dhe nëna punonte në ambasadën siriane në Londër.

E gjatë, e hollë, tepër fine, Asma al-Asad, gruaja e presidentit sirian sot flasin duke thënë se nuk është gjë tjetër veçse një grua e pamëshirshme.

‘Zonja e Parë’, ‘gruaja e djallit, apo kasapit”, gjëmon shtypi gjithandej teksa e portretizojnë atë si “zonja e ferrit”, ndërkohë që vendi dergjet në luftë.

Besnikë ndaj vendit dhe familjes, zonja Assad gjithmonë ka preferuar të qëndrojë pranë burrit dhe fëmijëve të saj, pa braktisur kurrë Damaskun, madje as në kulmin e luftës. “Unë jam këtu dhe nuk kam menduar kurrë të largohem”, ka pohuar dy vjet më parë në një intervistë televizive, kur theu heshtjen dhe foli për zërat se kishte shumë oferta për azil që të largohej nga vendi.

Asma takon bashkëshortin e saj të ardhshëm, djalin e presidentit të atëhershëm Hafiz, midis viteve 1992 dhe 1994, kur Assad studionte në Londër.

Me vdekjen e Bazilit, vëllait më të madh të Asadit, i konsideruar si trashëgimtar i atit të tij, Bashari kthehet në Siri për t’u trajnuar si president.

Ndërkohë, Asma u diplomua në shkenca kompjuterike dhe studioi letërsi franceze. Ajo filloi të punojë në zyrën e Deutsche Bank në Londër si një analiste në shitjen dhe blerje pronash, që kanë të bëjnë me klientët në Lindjen e Largët dhe në Evropë.

Astma kthehet në Siri me burrin e saj dhe menjëherë e dallon veten nga zonjat e para siriane. Ajo  personalisht kujdeset për ngjarje të shumta kulturore dhe bamirëse, ka një profil të lartë, e ndryshon politikën me artin e diplomacisë pa lënë pas dore tema të tilla si edukimi i femrave, promovon iniciativa për fëmijët.

Imazhi i saj nuk kalonte pa komente, me buzëqeshjen dhe fytyrën e butë mori një sërë komplimentesh si zonja magnetike, duke u bërë edhe kopertinë në shumë revista mode.

Për revistën Vogue, Asma është një grua e angazhuar për “ndryshimin e mentalitetit” të të rinjve të vendit të saj dhe t’i shtynte ata drejt një “qytetarie aktive”. Por më pas, ajo del hapur në favor të burrit dhe regjimit të tij, kohë kur Vogue vendos të heqë profilin e hijshëm nga faqja e saj. Është fillimi i rënies së saj dhe nisja e etapës së turpit.

Pasi ka siguruar kopertina plot shkëlqim, së shpejti emri lidhet me emrat famëkeq të Lindjes së Mesme. Imazhi i tij për një grua simpatike dhe një grua të devotshme ngadalë fillon të turbullojë. Dhe me shpërthimin e Luftës Civile Siriane, ajo merr goditjen e rëndë.

Është fillimi i rënies së Zonjës Assad. Astma kthehet në një mbretëreshë të keqe, ndoshta një viktimë e sistemit: ajo nënshkruan dënimin e saj.

Ndërsa vendi i saj është duke u masakruar nga bomba, Lady Assad duket më e interesuar për luks dhe pazar. Astma shpenzon shifra të çmendura për mobile dhe xhevahirë. Qilimë, tapetë, abazhurë mijëra paundsh janë vetëm një pjesë e pazareve të saj, që zbulonte një email i Wikileaks, ndërsa OKB numëron mijëra viktima në vend. Ajo i plotëson vetes cdo tekë, teksa blen këpucë me taka të qëndisur plot kristale për më shumë se 6 mijë dollarë.

Aktive në mediat sociale, ku shpesh publikon fotografi me burrin e saj ose gjatë pjesëmarrjes në ngjarje publike, Asma Assad rrallë lëshon intervista. Pas një heshtjeje të gjatë një viti, në vitin 2016 u shfaq përsëri në TV. Me pamje të fisme sërisht dhe me një theks të përsosur anglez Asma pranoi: “Po, kam pasur mundësinë të iki, por kurrë nuk kam menduar për të qenë diku tjetër”.

Për shkak të sanksioneve të BE-së, Asma e bukur dhe mizore nuk mund të hyjë në ndonjë shtet të Bashkimit Europian, përveç Britanisë së Madhe, ku ka shtetësinë prej lindjes. Vitin e kaluar, Partia Liberale Demokratike Britanike kërkoi që asaj t’i hiqej kombësia britanike. Për zyrtarin Tom Brake, Asma Assad, ishte një zëdhënëse e regjimit në Damask, akuzuar për krime lufte./ PANORAMA

1 2 3 4 5 6 7 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura