Zogaj vlerëson Ramën për Mid’hat Frashërin: Fjalim emancipues, por nacionalistëve nuk u janë dhënë…

Nov 17, 2018 | 11:43
SHPËRNDAJE

 

zogajNë emision “Java në RTSH”, Preç Zogaj që e drejton këtë emision me Lorenc  Vangjelin  e vlerësoj ceremoninë e  kthimit të eshtrave të  Mit’hat Frashërit në atdhe  “ të denjë për emrin  dhe veprën e tij ”, ndërsa  fjalën e kryeministrit  Rama “ të emancipuar dhe emancipues”.
“Riatdhesimi i  nacionalistëve që  u detyruan të mërgonin në  Perëndim  pas vendosjes së rrëgjimit komunist  e bën më të mirë  Shqipërinë e sotme”, tha Zogaj
Fjala-Rama-FrasheriAi  foli për nevojën e një  trajtimi të ri të emigrantëve politikë të periudhës së diktaturës, përsa u takon pajisjen së tyre me pasaporta shqiptarë  me procedura shumë me të  thjeshtuara se procedurat në fuqi.

Ka patur vazhdimisht nisma dhe dëshira të mira në këtë aspekt, por nuk kanë funksionuar , tha ai, duke sjellë për ilustrim  shembullin e zonjës  Lolita Kupi, gruaja e djalit të  Abaz Kupit, që jeton në  Shqipëri prej shumë vitesh bashkë me të shoqin, por nuk ka arritur akoma të marrë pasaportën shqiptare dhe  shembullin e  një emigranti  politik mbi të gjashtëdhjetat  në Francë, Skender Totës, që ka  qenë foshnje kur i ati e pat e marrë me vete në arratinë e tij,  por  edhe pas njeçrek shekulli hapje demokratike të vendit  nuk ka mundur të  marrë  pasaportën shqiiptare.

Ceremonia-Frasheri

“Këto  dy shembuj  flasin  me mirë se asgjë për  bishtat e procedurës në fuqi, ndërkohe që procedura mund të ishte shumë  më e thjeshtë., me një sportel, mjafton që personi të vërtetoje se ka qenë emigrant apo pinjoll i  një familje emigrantësh politikë në Perendim.
Është sadisfaksioni i vetëm që mund tu japë Shqipëria  emigrantëve politike  të diktaturës”,  tha  Zogaj duke i kërkuar kryeministrit dhe opozitës ta hedhin këtë hap.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura