Zogaj flet për arrestimet në Lezhë: Akuzat të zbardhen, por “prerja” politike ka dalë kirurgjikale

Mar 17, 2018 | 12:53
SHPËRNDAJE

Ceshtja e bujshme e arrestimeve te djeshme ne Lezhe ka sjelle edhe reagimin e analistit Preç Zogaj. Ekspozimi i kallezimeve penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të shpërfillur përgjatë kohës  nga Prokuroritë e rretheve dhe ajo e Përgjithshme, është prej disa javësh në qendër të emisionit “Java” në RTSH.

prec zogaj

Mbrëmë, analisti i këtij emisioni, Lorenc Vangjeli e cilësoi si “një goditje të fortë kundër pandëshkueshmërisë” aksionin e fundit në Lezhë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për çështjet e tjetërsimit të pronave, ku u arrestua Kreu i Bashkisë, Fran Frrokaj dhe disa funksionarë shtetërorë.

“Me kallezimet e KLSH-ne për duar ne kemi thirrur këtu refrenin e zotit Zogaj “Prokurori ku je”, tha Vangjeli, duke folur për një zgjim të këtij institucioni kohët e fundit.

Zogaj shprehu trishtimin për lajmet nga Lezha dhe urimin që të arrestuarit të provojnë pafajësinë e tyre për akuzat që u janë bërë.

“Akuzat duhet të zbardhen para organeve të ligjit, ky është një parim që nuk duhet të përjashtojë askënd, as fëmijën tim po të jetë rasti. Por duhet të sqaroj Vangjelin dhe publikun që na ndjek”, nënvizoi Zogaj “se arrestimet në Lezhë nuk janë bërë në bazë të kallzimit të KLSH-së, që ka kontrolluar e kallezuar në Prokurori tjetërsimin e lagunave dhe bregdetit.

Sipas Zogajt, “Kallzimi i KLSH-së referon përgjegjesitë, sipas saj, të personave përgjegjes, pa berë dallimin a janë  të lidhur politikisht me qeverinë apo opozitën. Kurse te arrestimet e djeshme shohim të ketë dalë një prerje kirurgjikale, ku te gjithë janë me anësi politike të PD-së dhe LSI-së. Gjate procesit do të kuptojmë a është kjo një rastësi apo një goditje selektive. Nëse është selektive, operacioni merr një njollë”, pohoi Zogaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura