Zmijani: Vllaznia vjet nuk bënte futboll të bukur. Latifit i mungon pak profesionalizëm, këtu kënaqemi me pak

Oct 18, 2021 | 23:52
SHPËRNDAJE

Hysen Zmijani shpreson që Vllaznia e këtij edicioni të ketë lojë dhe rezultate, ndryshe nga viti i kaluar. Ai tregoi për “Procesi Sportiv” se kuqeblutë kishin ndryshuar duke shtuar cilësi në këtë edicion, që i mungonte një vit më parë.

zmijani

“Vjet nuk kemi pasur futboll të bukur, me këtë ekip mund të bëjmë futboll më të mirë. Vjet kemi pasur grup djemsh që vraponte, por cilësi nuk ka pasur. Këtë vit kontingjenti na lejon të flasim për lojë. Krahasimi me të vjetshmin ka diferencë, shpresojmë që kjo Vllazni të jetë pretendente e ka edhe ekipe të tjera dhe është një rrugë e gjatë.

Kemi kontingjent më cilësor këtë vit ndërsa vjet kanë pasur shumë të rinj, shumë më tepër energji, por ndoshta jo kjo cilësi. Është për t’i shtrënguar dorën stafit e ekipit që ka shkuar deri aty. Ekipet vjet, ata që dolën kampione e shkuan nëpër Kupa nuk i dhanë start në fillim e ishin të vonuar. Vllaznia mori pikët që i duheshin e nuk ia fali kush, i mori me meritë. Shkoi te vetëbesimi pastaj, edhe pse rruga ishte e jona, gabimet bëhen rrugës”, tha Zmijani.

Më pas, ai u përgjigj pyetjes nëse Latifi mund të ishte pjesë e përfaqësueses, duke theksuar se lojtari nuk ishte ende në ato nivele për të qenë pjesë fikse e saj. “Është lojtar i bukur. Patjetër ka vend për ta provuar. Kombëtarja do më profesionalizëm. Latifit i mungon profesionalizmi. Ne kënaqemi me pak në kampionatin tonë, nëse bën 2-3 gjëra të bukura. Por kombëtarja nuk ka gjëra të bukura shumë se ka gjithmonë lojtarë ekstrem përballë, siç kemi pasur me Poloninë, Hungarinë e Anglinë. Aty nuk ka falje, duhet gjithmonë 100%. Kjo më duket se i mungon Latifit, që ai ka oshilacione që jo e tepron, por është geni i shqiptarit për vetëkënaqësinë”, tha Zmijani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura