Zjarri u shkatërroi shtëpinë, Liam dhe Miley tregojnë çfarë ka mbetur nga ajo

Nov 14, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

Shtëpia e aktorit Liam Hemsworth dhe këngëtares Miley Cyrus u shkatërrua tërësisht si pasojë e zjarrit që gllabëroi një pjesë të Kalifornisë.

liam miley

Aktori i famshëm ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, të gjitha dëmet e zjarrit, ku duket se shtëpia është bërë e gjitha shkrumb e hi.

Liam gjithashtu tregon se çfarë ka mbetur nga e gjithë kjo tragjedi është vetëm dashuria.

6137266-6385405-Heartbroken_Liam_Hemsworth_shared_this_photo_of_the_Malibu_home_-a-70_1542177225526

“Këto ditë kanë qenë shkatërruese. Ja çfarë ka mbetur nga shtëpia ime. Dashuria. Shumë njerëz në Malibu kanë humbur shtëpitë e tyre, gjithashtu dhe zemra ime është me ta. Kam kaluar gjithë ditën dje në Malibu dhe ishte e mrekullueshme të shihje të gjithë komunitetin të mbledhur bashkë duke ndihmuar. Kjo fatkeqësi do të na bëjë më të fortë”, shkruan ai bashkëngjitur me foton.

liam

Ndërkohë kujtojmë se zjarri që nisi në dy pjesë të Kalifornisë javën e kaluar, i mori jetën të paktën 44.

liam1

miley lia

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura