Zjarri në kurorën e gjelbër të Elbasanit, Ilir Meta thirrje qeverisë: Një pasuri publike po shkrumbohet nga indiferenca shtetërore! Ndërprisni pushimet dhe ngrihuni në këmbë

Aug 7, 2022 | 22:39
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit.

zjarret elbasan

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PL thekson se flakët vijojnë të shkrumbojnë për orë të tëra një pasuri publike nga papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Ai i bën thirrje qeverisë që të marrë masa për shuarjen e zjarreve dhe të ndërpresë pushimet.

POSTIMI I PLOTË

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.
Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura