Zjarri në Karaburun, reagon Ministri i Mbrojtjes: Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur për të shuar vatrat! Ndërhyrja e vështirë për shkak të…

Aug 2, 2021 | 17:44
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në zonën e Karaburunit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se në këtë zonë janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatra të ndryshme.

Ai thotë se janë marrë të gjitha masat që në rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri e toka.

Gjithashtu ai bën me dije se në operacione janë përfshirë dhe Forcat e Armatosura por temperaturat e larta dhe era e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen.

Postimi i plotë i Niko Peleshit:

Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura