“Zjarri në Kalimash, i qëllimshëm nga dora e njeriut”/Apeli i Erjon Braçes: Zjarrvënësit duhen ndëshkuar si terroristë! Mos bej sehir si digjet natyra jote, ti nuk je politikan që…

Aug 10, 2021 | 10:09
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe thotë se zjarri në Kalimash është i qëllimshëm dhe i vendosur nga dora e njeriut.  

brace

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, numri dy i qeverisë teksa falënderon ata që po ndihmojnë në shuarjen e flakëve thotë se autorët duhet të ndëshkohen si terroristë.

“Është terrorizëm dhe beteja është me ndezësit e zjarrit. Duhet ta bëjnë fort, qartë dhe me tolerancë zëri të gjitha Agjencitë e Sigurisë në vend, policia, antiterrori, shërbimet inteligjenta, Prokuroria e Gjykata. Zjarrvënësit duhen Ndëshkuar si Terroriste”, shkruan Erjon Braçe.

Me tej Braçe thotë se zjarrit nuk ndizet vetë, ndaj një apel ka për të gjithë, që të bashkohen me betejën kundër zjarrvënesve.

“Mos bej sehir si digjet natyra jote, mjedisi yt! Ti nuk je politikan qe do destabilitetin edhe me zjarr e sta ben goja prej ditësh nje thirrje: MOS NDIZ ZJARR! Ti je ai qe paguan ne fund! Keta jo!! Vilat ne Lalez i kane ne rregull me fikese zjarri”, mbyll postimin Erjon Braçe.

REAGIMI I ERJON BRAÇES

PSE HABITENI? ESHTE KRIM DHE TERROR!

ZJARR I VENE ME QELLIM E ME DORE NJERIU ESHTE!

NUK SHUHET ME UUUUAAAA MAMI E AS ME KENGE MLLEFI!

NJEREZ TE TJERE PO E SHUAJNE DHE JANE 1 MILION FISH ME TE MIRE SE KRIMINELET QE E NDEZEN DHE SEHIRXHINJTE NE FB, IG, TË!

Dua ti falenderoj pa fund ekuipazhet e zjarrefikesve te KUKESIT (2), aeroportit te KUKESIT (1), aeroportit te TIRANES (1), bashkise se TIRANES (1), SHKODRES (1), Forces se Sigurise se KOSOVES (3), burrat e Forcave te Armatosura te SHQIPERISE, pilotet te cilet prej pre 6.30 te mengjesit po fluturojne ne KUKES mbi vatrat e zjarrit ne Kalimash e Majen e Runes!

Natyrisht qe te gjithe bashke po ja dalin te shuajne zjarrin aty dhe kudo!

Por kjo eshte njera ane; BETEJA NUK NIS TEK ZJARRI.

ESHTE TERRORIZEM DHE BETEJA ESHTE ME NDEZESIT E ZJARRIT;

DUHET TA BEJNE FORT, QARTE DHE ME TOLERANCE ZERO TE GJITHA AGJENSITE E SIGURISE NE VEND, POLICIA, ANTITERRORI, SHERBIMET INTELIGJENTE, PROKURORIA E GJYKATA!

Zjarrvenesit duhen NDESHKUAR si terroriste!

Ndaj nje apel kam per te gjithe:

ZJARRI NUK NDIZET VET;

RRI PRANE NJE PEME 24 ORE DHE SHIHE, NUK MERR ZJARR NGA DIELLI; BASHKOHU ME BETEJEN KUNDER ZJARREVENESVE, NDALOJE E NESE NUK JA DEL NJOFTO POLICINE!

Mos bej sehir si digjet natyra jote, mjedisi yt!

Ti nuk je politikan qe do destabilitetin edhe me zjarr e sta ben goja prej ditesh nje thirrje: MOS NDIZ ZJARR!

Ti je ai qe paguan ne fund!

Keta jo!! Vilat ne Lalez i kane ne rregull me fikese zjarri!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura