Video e re/ Momenti kur pacienti i vë flakën të sëmurit te Hemodializa

Jul 26, 2016 | 16:29
SHPËRNDAJE

Publikohet video e re e sherrit të djeshëm në spital, kur një pacient spërkat me benzinë tjetrin dhe i vë flakën.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë sekuestruar si provë të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes së djeshme me dy viktima në repartin e Hemodializës pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë së spitalit, që ishte e instaluar pikërisht në vendin ku ndodhi konflikti mes dy pacientëve.

Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Në pamje duket qartësisht si ka nisur ngjarja, përleshja, tentativa e vrasjes me zjarr dhe ndërhyrja e infermierëve që arritën të shpëtojnë nga vdekja dy protagonistët.

Sipas grupit hetimor që ka administruar provat në vendngjarje, zjarri në spitalin privat është një tentativë vrasjeje e paramenduar nga ana e pacientit Lefter Cani.

Ai ishte paraqitur dje në mëngjes për të kryer dializën dhe ishte i informuar se aty ndodhej edhe pacienti tjetër, me të cilin ai kishte konflikt, Dashamir Saraçi.

Për këtë arsye Cani kishte marrë me vete një bidon me lëndë djegëse, benzinë, që e kishte futur në një qese. Grupi hetimor ka verifikuar me detaje pamjet filmike, të regjistruara nga kamera e sigurisë që ndodhej e instaluar në dhomën ku ndodhi ngjarja.

Burimet thanë se aty duket qartësisht që dy pacientët fillimisht kanë debatuar ashpër me njëritjetrin, madje edhe janë përplasur fizikisht. Brenda pak sekondash nga ky moment, pacienti, Lefter Cani, nxjerr nga qesja që kishte me vete një bidon, i hap tapën dhe e spërkat pacientin tjetër.

Në bidon, sipas Policisë, ka pasur benzinë. Sapo kryen këtë veprim, ai nxjerr nga xhepi shkrepësen dhe i vë flakën pacientit tjetër. Në këtë moment ka pasur një përleshje tjetër mes autorit e të dëmtuarit dhe për pasojë flakët janë përhapur edhe në trupin e 57-vjeçarit Cani.

spital-zjarr5 spital-zjarr4 spital-zjarr3 spital-zjarr2 spital-zjarr1

Në video duken dy infermierë që ndërhyjnë me shpejtësi, duke ndihmuar dy personat e përfshirë nga flakët. Ata arrijnë të shuajnë zjarrin në trupin e tyre, duke mbetur edhe vetë të lënduar. Por ndërkohë e gjithë dhoma ishte përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi edhe për shkak të medikamenteve që ndodheshin aty.

ETLEVA DELIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura