Zjarri mbi tunelin e Kalimashit, Basha falënderon Kosovën për ndihmën: Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, jetik për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Aug 10, 2021 | 7:44
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas zjarrit një ditë më parë mbi tunelin e Kalimashit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve ka falënderuar Kosovën për ndihmën dhe solidaritetin.

basha-zjarret

Basha shprehet se bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.

“Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë! Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, shkruan Basha.

Më parë reagoi edhe Presidenti Meta, i cili pasi pa nga afër situatën dha lajmin se tuneli i Kalimashit është plotësisht i sigurt dhe i kalueshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura