Zjarri ‘i përpiu’ banesën, humb jetën te pragu i derës duke tentuar të shpëtojë gruaja e moshuar

Jan 15, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

zjarri-561x396

Një e moshuar ka humbur jetën tragjikisht sot në Vlorë. Zjarri i rënë në banesë i ka marrë jetën një gruaje 85-vjeçare.

Sipas “Balkanweb”, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallarat, ku e moshuara Gastere Strati ka qenë vetëm në banesë, në momentin që ka rënë zjarri, për shkak të dëmtimit të oxhakut.

Ajo ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ja ka dalë dot, duke ndërruar jetë pranë derës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura