Zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën, kërcënonte se do hidhej nga ballkoni

Apr 28, 2016 | 19:07
SHPËRNDAJE

Një grua e moshuar tentoi të hidhej sot pasdite, rreth orës 17, nga banesa e saj në rr. “Albanopoli”, pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë.

1461860399PLAKA-MBULIM-28_1

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të Rendit, të cilat bënë të mundur shpëtimin e saj.

Sipas personit, që i mundësoi pamjet për rubrikën “Ti raporton”, e moshuara kishte dalë në ballkonin e banesës së saj, në katin e pestë, dhe kërcënoi të hidhej.

Me mbërritjen në vendngjarje, një oficer i forcave zjarrfikëse u ngjit në të dhe e largoi prej andej. Nuk dihen arsyet që e çuan të moshuarën drejt një akti të tillë. TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura