Zjarret në Greqi/ Gjendet i vdekur bashkëshorti, mister fati i aktores së njohur

Jul 27, 2018 | 20:26
SHPËRNDAJE

Gjendet i vdekur bashkëshorti i aktores së njohur greke, Chryssa Spiliotis.

2482183

Vëllai i viktimës Kostas Tournabis, identifikoi kufomën në morg, raportojnë këtë të premte mediat helene. Ndërsa për fatin e aktores Chryssa Spiliotis, nuk dihet ende asnjë.

Dy makinat dhe banesa e çiftit në Mati janë shkrumbuar nga flakët.

image (1)

Në vitin 1997, Spiliotis u shfaq në televizionin Mega, në serialin “Mbretëresha e Mbretëreshës”. Gjithashtu, ka luajtur në teatër. Spiliotis njihet edhe si autore librash.

image9

Numri i viktima nga zjarret shkatërruese në Greqi ka shkuar në 87, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura