Zjarret alarmojnë Kaliforninë, evakuohen 200 mijë persona

Dec 7, 2017 | 21:17
SHPËRNDAJE

Situata në Kaliforni po vjen drejt përkeqësimit për shkak të zjarreve të cilat po shtrihen drejt Los Angelos dhe drejt qytetit bregdetar Ventura.

kaliforni-zjarre-480x320

Mediat e huaja shkruajnë se janë të paktën 200 mijë persona janë evakour dhe deri më tani janë shkatërruar rreth 150 shtëpi.

 

Për herë të parë është urdhëruar evakuimi në rajonin Santa Barbara në Kaliforni, ndërsa autostrada mes Los-Anxhelosit dhe Venturës është mbyllur në mënyrë periodike për shkak të zjarrit që e kaploi trasenë mbi autostradë.

 

Rreth 300 banorë të qytetit bregdetar Karpinteria morën urdhër që të largohen nga qyteti para lindjes së diellit, derisa zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin vetëm disa kilometra larg qytetit.

 

Gjatë natës, erëra më të dobëta u mundësuan zjarrfikësve në terren ta mbrojnë me sukses pushimoren Ohajo, ku 7.000 banorë gjithashtu morën urdhër që të evakuohen.

 

Shërbimi nacional meteorologjik kumtoi se pritet vrull i rrezikshëm i erës, por se zjarret nuk do të arrijnë përmasa historike, siç pritej paraprakisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura