Zjarr pranë Paraburgimit të Vlorës/ Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes, dyshohet se…

Sep 24, 2021 | 13:34
SHPËRNDAJE

Një banesë është përfshirë nga zjarri në Vlorë ku raportohet se është djegur një sipërfaqe me shkurre. Nga flakët raportohet të jetë djegur pjesërisht edhe një automjet.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se zona ndodhet ngjitur me Paraburgimin e Vlorës.

Forca të shumta policie dhe dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Nga zjarri është rrezikuar edhe një tjetër banesë.

Sipas “bluve” dyshohet se banorët i kanë venë flakën mbeturinave, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura