Zjarr në tregun industrial të Durrësit

Sep 4, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka rënë në tregun industrial të qytetit të Durrësit këtë mbrëmje.

Tregjet_Bashkia_Durres_01Zjarrfikësit e qytetit dhe të Portit kanë shkuar në vendngjarje. Gjithashtu edhe forca të shumta policie për të vënë situatën në kontroll.

Për fikjen e zjarrit u përpoqën edhe pronarët e dyqaneve. Teksa policia evakuoi banorët përreth tregut ku kryesisht shiten veshje dhe këpucë të dorës së dytë.

Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, por nuk ka pasur persona të lënduar, pasi tregu ka qenë i mbyllur.

Sipas banorëve të zonës, filimisht u dëgjua një shpërthim, i cili u pasua nga tymi dhe flakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura