Zjarr në spitalin psikiatrik në Athinë, 3 persona gjejnë vdekjen

Sep 4, 2015 | 17:35
SHPËRNDAJE

Një zjarr i rënë pasditen e së premtes në një spital psikiatrik në Athinë ka shkaktuar vdekjen e tre personave. Sipas mediave ndërkombëtare viktimat besohet të jenë pacientë të spitalit.

Foto marre nga gazeta greke "Protothema"
Foto marre nga gazeta greke “Protothema”

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që pjesa më e madhe e spitalit të Dafni në kryeqytetin grek është evakuuar.

Mediat e huaja raportojnë se dyshohet për vdekjen e një personi të katërt si pasojë e shpërthimit të zjarrit.

Sipas “Associated Press”, më shumë se 30 zjarrfikës janë duke u përpjekur për të shuar flakët. Shkaku i rënies së zjarrit nuk është ende i qartë.

Ndërkohë që autoritetet po vijojnë me hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura