Zjarr në pyjet e Martaneshit, ndërhyrja e vështirë

Aug 20, 2012 | 10:31
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

Në një kohë kur situata e zjarreve vazhdon të jetë e rënduar në të gjithë vendin, dy vatra zjarri i janë shtuar hartës, prej së dielës vazhdojnë të digjen pyjet e zonës së Martaneshit.

Zjarret kanë rënë në afërsi të vendit të quajtur, Luçan.

Siç raportohet, era e fortë ka ndihmuar në përhapjen me shpejtësi të zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën për të ndërhyrë.

Edhe në këtë zonë, terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura