Zjarr në një magazinë në një fshat të Kurbinit, rrezikohen tre banesa nga përhapja e flakëve

Nov 27, 2022 | 13:50
SHPËRNDAJE

Një magazinë me bazë ushqimore për bagëti është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Zheje të Kurbinit.

Capture
Foto nga vendi i ngjarjes

Panorama.al mëson se pranë godinës së magazinës ndodhen edhe tre banesa, të cilat janë të rrezikuara të përfshihen nga flakët nëse ato vazhdojnë të përhapen.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për izolimin e flakëve.

Ndërkohë edhe banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë me mjete rrethanore për të bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura