Zjarr në malin e Torovicës, rrezikohen disa banesa. Janë djegur 15 hektarë me bimësi

Jul 3, 2022 | 15:33
SHPËRNDAJE

Një zjarri ka përfshirë malin e Torovicës, në kufi me Shkodrën, ku deri më tani janë djegur deri 15 hektarë pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.

Aktualisht zjarri është përhapur një një sipërfaqe të konsiderueshme duke vendosur në rrezik dhe 3 banesa, të cilat ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët po vijojnë punën për vendosjen nën kontroll të flakëve, ndërkohë po hasen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura