Zjarr në kodrat e Ardenicës në Fier, flakët po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemëtari

Sep 23, 2021 | 16:21
SHPËRNDAJE

Një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur kodrat e Ardenicës në Fier është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarr ne Fier

Bëhet me dije se zjarri po vijon prej disa orësh duke u shtrirë me shpejtësi në një sipërfaqe të mbjellë me bimë frutore dhe ullinj.

I ndihmuar dhe nga era zjarri vijon përhapjen në sipërfaqet me ullinj dhe pemëtari duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas News24 në vendngjarje kanë shkuar dise ekipe zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura