Zjarr me përmasa të mëdha në majën e Bukanikut/ Rrezikohet zhdukja e kurorës me pisha, ja pamjet

Sep 14, 2021 | 18:17
SHPËRNDAJE

Një zjarr ka përfshirë këtë të martë majën e Bukanikut në Njësinë Administrative Gjinar në Elbasan.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se bëhet fjalë për një zjarr të përmasave të mëdha.

Zjarri rrezikon zhdukjen e kurorës së gjelbër me pisha në këtë zonë, çka mund të shmanget vetëm përmes një ndërhyrjeje nga ajri.

Terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Vatrat e zjarrit kanë qenë sporadike dhe të izoluara përgjatë muajit shtator, ndryshe nga muaji gusht ku i gjithë territori i vendit ishte nën pushtetin e flakëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura