Zjarr masiv në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës, digjet një shtëpi e vjetër/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Sep 14, 2021 | 20:59
SHPËRNDAJE

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë orëve të pasdites fshatin Fushë-Bardhë në Gjirokastër.

zj 1

Korrespondentja e Panorama.al raporton se flakët janë përhapur si pasojë e erës, ku një sipërfaqe e konsiderueshme toke është djegur.

Mësohet se flakët kanë përfshirë edhe një shtëpi të vjetër, e cila fatmirësisht është e pabanuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, dhe kreu i drejtorisë Pëllumb Shalari.

Ndërkaq për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë edhe banorë të zonës.

zj 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura