Zjarr i madh në qendër të Londrës, evakuohen rreth 2 mijë persona (FOTO)

Apr 1, 2015 | 19:59
SHPËRNDAJE

Foto marre nga BBC

Një zjarr elektrik i rënë nën trotuar në qendër të Londrës ka çuar në evakuimin e rreth 2000 njerëzve nga ndërtesat aty pranë. Mediat britanike thonë se zjarri është shkaktuar nga kabllot elektrike dhe një kordon i sigurisë 25m ka rrethuar ndërtesën kur ra zjarri.

Forcat zjarrfikese ne rruget e Londres

Për këtë ngjarje në rrugët e Londrës janë pezulluar një sërë aktivitetesh, duke çuar në evakuimin edhe të avokatëve dhe stafit në gjykatat Mbretërore të Drejtësisë.

Janë evakuuar ndërtesat përgjatë Rose Street dhe Garrick Street.

Sipas “BBC” rreth shtatëdhjetë zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu mediat britanike kanë raportuar dëshmitarë të shumë në vend ngjarje, të cilët flisnin për krijimin e një situate kaotike në rrugët e Londrës. Një pjesë atyre personave që ndodheshin në ndërtesën ku ra zjarri, thuhet se u larguan pa pritur forcat zjarrfikëse.

Nga kjo ngjarje nuk raportohen të vdekur, ndërsa thuhet se në zonat për rreth ka pasur shkëputje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

[portfolio_slideshow] 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura