Zjarr i madh në Moskë, mediat ruse nxitojnë të flasin për një “akt kriminal”. Shkatërrohet një nga qendrat më të mëdha tregtare, 1 viktimë

Dec 9, 2022 | 9:35
SHPËRNDAJE

Rusia ka ngritur dyshime mbi një akt “kriminal” që qëndron pas një zjarri të madh që përfshiu një nga qendrat tregtare më të mëdha në periferi të Moskës.

773x435_cmsv2_5dce95ec-b86a-5749-ab6a-8b4a88c18453-7240252

Siç raportojnë mediat e huaja dhe ato ruse, zarri, i cili shpërtheu mëngjesin e së premtes, ka lënë të paktën një person të vdekur.

Sipas raporteve të mediave ruse, ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Mega Khimki, në veri të kryeqytetit rus, rreth shtatë kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar Sheremetyevo.

“Zjarrfikësit janë duke shuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej 7000 m2 në rajonin e Moskës”, njoftoi në Telegram Ministria Ruse e Situatave Emergjente.

“Për shkak të shembjes së çatisë, zjarri u përhap menjëherë në një zonë të madhe”, tha ministria në Telegram, duke përmendur vështirësinë e zjarrfikësve që punojnë në vendngjarje.

Shërbimet ruse të Emergjencës dyshojnë se pas zjarrit të madh qëndronte një akt “kriminal”, njoftuan menjëherë agjencitë ruse të lajmeve, duke iu referuar burimeve brenda shërbimeve të Emergjencës.

Parashikohen akte të qëllimshme, si zjarrvënie, raporton Interfax. Agjencia Sputnik saktësoi se një akt kriminal ishte “një nga shpjegimet kryesore” të konsideruara për këtë zjarr. Agjencitë shtetërore përmendën më pas një shkelje të standardeve të sigurisë si shkakun e mundshëm të zjarrit.

Përgatiti Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura