Zikaltrit, 26 ndeshje pa barazuar në shtëpi! Njihuni me statistikat e Inter-Sasuolo

Sep 27, 2023 | 19:18
SHPËRNDAJE

Inter do të presë Sasuolon sot në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Seria A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:kfld

– Sasuolo ka fituar 8 nga 20 ndeshjet kundër Interit në Serinë A (2B, 10H). Vetëm kundër Veronës (9) zijeshilët kanë arritur më shumë suksese në kampionat.

– Interi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit kundër Sasuolos në kampionat (1H), aq sa fitoi në 14 ndeshjet e mëparshme kundër zijeshilëve në Serinë A (5F, 2B, 7H).

– Balancë e shkëlqyer në 10 ndeshjet në “San Siro” mes Interit dhe Sasuolos: bilanci është katër fitore për secilin ekip dhe dy barazime.

– Dy nga tri humbjet më të këqija të Sasuolos në Serinë A erdhën kundër Interit: 0- 7 në 22 shtator 2013 dhe 14 shtator 2014. Rezultati tjetër 0-7 erdhi kundër Juventusit (4 shkurt 2018).

– Interi nuk ka barazuar asnjë nga 26 ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat (21 fitore, 5 barazime), duke fituar të gjashta ndeshjet e fundit. Barazimi i fundit i zikaltërve në shtëpi në Serinë A daton më 19 mars 2022 (1-1 kundër Fiorentinës).

– Sasuolo ka humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit në transfertë (1B). Në përgjithësi, që nga fillimi i sezonit të kaluar, zijeshilët kanë qenë skuadra që ka pësuar më së shumti gola jashtë shtëpisë në Serinë A (44 në 21 ndeshje), vetëm me Sampdorian (14) dhe Veronën (13) që kanë humbur më shumë ndeshje jashtë shtëpisë se zijeshilët (12) në kampionat.

– Lautaro Martinez ka shënuar pesë gola kundër Sasuolos në Serinë A, duke përfshirë dopietën e tij të parë më 20 tetor 2019. Vetëm kundër Kaljarit (9 gola) ai bëri më mirë në kampionat.

– Domeniko Berardi shënoi shtatë gola kundër Interit në Serinë A, ndër lojtarët aktivë askush nuk ka shënuar më shumë gola kundër zikaltërve në kampionat (shtatë edhe për Antonio Kandrevën).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura