“Zieni dafinë, limon dhe pijini” – mjeku popullor tregon çfarë duhet të konsumojmë për të mposhtur koronavirusin: Kryesore është hudhra, sepse…

Mar 17, 2020 | 14:21
SHPËRNDAJE

Mjeku popullor, Ylli Merja, këshilloi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me koronavirusin, duke iu treguar dhe çfarë duhet të konsumojnë.

ylli merja

I ftuar në emisionin “Vila 24”, në News24, mjeku tha se kryesore për të mposhtur këtë virus është hudhra dhe vaji i dafinës, i cili sipas Merjas, liron për 3 minuta rrugët respiratore.

Ndërsa për qytetarët që janë në panik dhe ankth nga kjo situatë, mjeku Merja dha këto këshilla “Janë të vlefshme të gjitha këshillat që japin mjekët dhe specialistët, por duke qenë në Shqipëri do iu rekomandoja të marrin dhe të përdorin një çaj, një propolis blete, një vaj dafine, ose të ziejnë gjethet e dafinës dhe të bëjnë çaj, të bëjnë avull, mund të pinë një çaj me sherebel. Këto bimë janë aq të mrekullueshme dhe nuk duhet t’i lëmë mënjanë në këtë luftë biologjike”.

Pjesë nga intervista e Ylli Merjas:

Merja: Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10.

Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin. Ra gripi në 2018, çonin në varreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj? Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36.

Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.

Pyetje: Si të krijojmë imunitet të fortë?

Merja: Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzojmë limon, por jo lëngun, se sa lëvoren, që është më e mirë. Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet. Edhe lëngu i portokallit është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Duke ditur që është virus jo i panjohur për shkencën, ka një bazë reale zgjidhjeje. Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine. Jo më larg se 3 minuta ai liron komplet rrugët respiratore.

Kur të shkoj te një person i prekur, e para do dezinfektoj duart, ajrin e thith me hundë, që ta çoj dezinfektimin te mushkëritë, pastaj dezinfektoj dhe ambientin. Do pi pak nga propolisi dhe do shkoj tek i infektuari, por nuk do t’i afrohem. Do t’i them të pijë pak vaj dafine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura